Kosova

Vjosa Osmani i drejtohet Kosovës si Presidente: Serbia kreu krime, ne ishim viktimë

Në fjalimin e saj të parë, si presidente në detyrë e Kosovës, Vjosa Osmani u ka kërkuar qytetarëve që të qëndrojnë bashkë, duke premtuar se do kryejë detyrën e saj më së miri. Ajo tha se në asnjë rast viktima dhe agresori nuk duhet të barazohen, duke kërkuar që të thuhet me zë të lartë që ajo që ka bërë krime lufte është Serbia.

“Qytetarët e Kosovës duhet të tregojnë besnikëri. Kemi kaluar sfida të shumta prandaj duhet të ushtrojmë me maturi përgjegjësitë sepse shteti bëhet i fortë edhe kur përballet me sfida. Jemi të vetëdijshëm se veprimet e dhomave të specializuara janë rrjedhojë shtetërore të cilat Kosova i ka pranuar. Proceset që vijnë pas nuk do e dëmtojnë projektin tonë kombëtar për liri, i cili është ndërtuar mbi sakrificat e brezave të tërë. Dua të shpreh vlerësimin tim të gjithë atyre që kanë treguar vendosmëri dhe besim në institucione dhe u janë përgjigjur ftesës së dhomave të specializuara, duke dëshmuar besim të palëkundur në drejtësi”, theksoi Osmani.

https://www.youtube.com/watch?v=UtvRXeylGsk

Osmani thotë se vendi është duke kaluar në një situatë të vështirë, e shton se shteti forcohet nga sfidat që i përballon. Ajo u zotua para qytetarëve se do të ushtrojë detyrën e kryetares së shtetit duke promovuar këto vlera.

“Të dashur qytetarë vendi ynë po kalon ditë të vështira. Kjo kohë kërkon lidership të fuqishëm dhe përgjigje të unifikuar shtetërore. Sot kur vendi ynë përballet edhe me pandeminë ne kemi nevojë edhe për solidaritet me njëri-tjetrin. Si ushtruese e detyrës së presidentes do të përkushtohem që funksionin tim ta ushtroj duke promovuar këto vlera. Gjatë këtij rrugëtimi do të angazhohem çdo ditë që Kosova të bëhet shtet ku ëndrrat e qytetarëve tanë jetësohen.  Dua t’ju lus si qytetarë të këtij vendi të qe qëndrojmë fort afër njëri-tjetrit për të dëshmuar se i ndajmë këto vlera me njëri-tjetrin”, tha Osmani.

Më tej, ajo ka përmendur krimet e Serbisë ndaj shqiptarëve dhe tha se agresori dhe viktimat të mos barazohen.

“Ne shqiptarët e Kosovës kemi qenë viktimë e hegjemonisë të një shteti gjenocidal dhe Serbia ishte shteti që kreu krimet. Këtë duhet ta themi çdo herë me zë të lartë”, u shpreh Osmani.

Kryeparlamentarja Vjosa Osmani do të marrë presidentes së Kosovës. Pas dorëheqjes së Presidentit Hashim Thaçi, Osmani do të udhëheqë shtetin, deri në zgjedhjen e presidentit të ri.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë