Futboll

Vjen zyrtarizimi, Amir Rrahmani hedh firmën në kontratën e re me Napolin

Gazeta Si – Ishte çështje orësh rinovimi i Amir Rrahmanit me Napolin, një formalitet. Tashmë marrëveshja është bërë zyrtare, mbrojtësi kosovar ka firmosur kontratën e re, që zgjat deri në 2027-ën.

Amir Rrahmani. Gazeta Si, 26 maj 2023

Lajmi është bërë i ditur nga vetë klubi kampion i Serisë A, që në një komunikatë shkruan: "Napoli bën me dije se ka zgjatur kontratën për paraqitjet sportive të futbollistit Amir Rrahmani deri më 30 qershor 2027, me opsionin e zgjatjes nga ana e klubit deri më 30 qershor 2028".

Rrahmani ka bërë një sezon shumë të mirë me Napolin, duke qenë titullar në formacionin fitues të trajnerit Spaleti. Bashkë me koeranin Min Jae përbëjnë një dyshe shumë të fortë në qendër. Jo më kot klubi napoletan ka vendosur të rinovojë edhe për katër vjet me futbollistin kosovar.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë