Ne rrjet

Vjen së shpejti në Shqipëri, por vaksina e AstraZeneca nuk të mbron nga varianti afrikan

Vaksina AstraZeneca ofron më pak se 10% mbrojtje ndaj variantit të zbuluar për herë të parë në Afrikën e Jugut.

Afrika e Jugut ka ndaluar shpërndarjen e vaksinës së kompanisë britanike, duke i bërë thirrje studiuesve të punojnë për të qëndruar një hap para mutacioneve të virusit.

Një studim i ri, i cili përfshiu rreth 2,000 njerëz që ishin mesatarisht 31 vjeç, ka zbuluar se vaskina e kompanisë britanike, e cila pritet të arrijë javët e ardhshme në Shqipëri përmes mekanizmit të Organizatës Botërore, Covax, nuk është pothuajse askpak efektive përballë varianteve të reja.

Varianti nga Afrika e Jugut, i cili është jo vetëm më ngjitës, por shkakton edhe simptoma më të rënda. Ai është shfaqur tanimë në Selanik, ku rasti i parë ishte një prift shqiptar i cili kishte kaluar koronavirusit para disa muajsh.

Vendi ynë nuk ka marrëveshje të drejtëpredrejtë me Astrazeneca, ndryshe nga Maqedonia e Veriut, por pritet të marrë gati 100 mijë doza vaksinash nga kjo kompani përmes Covax.

Sipas një plani të publikuar nga OBSH, Shqipëria pritet të marrë deri në mars, 21 mijë doza nga Astrazeneca, dhe në tre mujorin e dytë 7800 mijë doza nga kompania britanike. Por kjo vaksinë duket se nuk është shumë efektive ndaj varianteve të reja.

Sarah Gilbert, prodhuesja kryesore e vaksinave në Oxford, tha se vaksinat duhet të mbrojnë kundër sëmundjeve të rënda, por se ky nuk duket të jetë rasti i variantit nga Afrika e Jugut. Ajo tha se prodhuesit kanë të ngjarë të zhvillonin një dozë tjetër të vaksinës së Oxfordit deri në vjeshtë për të luftuar variantin e Afrikës së Jugut.

Më shumë se 100 raste të variantit të Afrikës së Jugut janë identifikuar deri më tani në Britaninë e Madhe.

Mutacioni- i njohur si E484K duket se ndihmon virusin të shmangë imunitetin e krijuar në variantet e mëparshme dhe vaksinat aktuale. Provat e të të dy vaksinave të tjera (Janssen dhe Novavax) treguan një rënie të performancës edhe në variantin e Afrikës së Jugut.

Nëse njerëzit janë ende duke u sëmurur, pavarësisht nëse kanë simptoma të lehta, atëherë ata mund të përhapin virusin dhe kjo do ta bëjë më të vështirë për të parandaluar përhapjen e tij. Nëse vaksina e Oksfordit mund të parandalojë sëmundje të rënda, dhe AstraZeneca do të jetë efektive, atëherë ne do të kishim një vaksinë që shpëton jetën.
Por është e qartë që koronavirusi ndryshon dhe botës mund t’i duhet të ndryshojë vaksinat në të ardhmen.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë