Muzike

Vjen “Homecoming: Live Album” nga Beyonce

Kur Beyonce tregoi për fansat e saj se do të xhironte një film-dokumentar i cili do të transmetohej në Netflix, ata ishin shumë të gëzuar që do të shikonin jetën e këngëtares, por asnjë prej tyre nuk e dinte shumë detaje për të.
Në mënyrë të befasishme në orët e para të mëngjesit të së mërkurës, të gjitha mediat ndërkombëtare shkruajtën se këngëtarja e famshme kishte lançuar filmin-dokumentar që tregonte performancat e saj kudo në botë.

Dokumentari "Homecoming: Live Album" që përmban 40 këngë, erdhi papritmas, duke suprizuar të gjithë fansat e saj. Ndër këngët e përfshira në album janë edhe bashkëpunimet që ajo ka kryer me këngëtarë të tjerë si, bashkëshorti i saj Jay-Z dhe J Balvin.

https://www.instagram.com/p/BwWS0E0nFyY/?utm_source=ig_web_copy_link

Edhe pse dokumentari mendohej të lançohej vetëm në platformën muzikore Tidal, duke qenë se aty këngëtarja është bashkëpronare, shumë shpejt u shpërnda edhe në platforma të tjera, duke qenë në dispozicion të të gjithëve.
Beyonce ishte gruaja e parë me ngjyrë që kryesoi në festivalin Coachella, një ndër evenimentet më të mëdha dhe më të rëndësishme muzikore vitin e kaluar. Perfomanca e saj u cilësua një ndër më të suksesshmet, në rrugëtimin e saj muzikor. Gjithashtu, edhe dokumentari është një ndër sukseset e mëdha të saj, pasi njerëzit nëpërmjet tij do të kuptojnë se Beyonce është realisht një gjeni.

https://youtu.be/fB8qvx0HOlI

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë