Moti

Vjen ajri nga Afrika, kjo javë nis e nxehtë por me shira

Fillimi i pranverës meteorologjike nisi me mot të qëndrueshëm në vendin tonë. Por java do të jetë me reshje shiu dhe stuhi në zonën perëndimore për shkak të një cikloni mesatar. Temperaturat do të jenë shumë të larta pasi do të afrohen masa ajri të nxehta nga Afrika, ku temperatura do të regjistrohen deri në 25 gradë në zonën qendrore, era do të jetë e vrullshme me shpejtësi mbi 25 m/sek dhe dallgëzimi i lartë deri në 7 ballë. Edhe të martën, moti do të jetë me reshje shiu intensive në të gjithë vendin. Temperaturat do të mbeten të larta. Pra java do të mbyllet me mot të paqëndrueshëm, e ndërsa temperaturat do jenë me rënie graduale .


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë