Lajme

Vjedhje parash dhe sendesh, arrestohen 4 fierakët

Policia e Fierit ka goditur një grup të rrezikshëm që kryente vjedhje të parave dhe sendeve me vlerë në banesa.

Policia thotë se autorët janë kapur në flagrancë, duke kryer një vjedhje dhe kanë tentuar t’i ikin policisë. Në arrati e sipër kanë përplasur me makinë një qytetar.

Të katërt autorët e dyshuar janë persona me precedent të theksuar kriminal në fushën e vjedhjes së banesave. Njëri prej tyre ishte shtetas i shpallur në kërkim, për veprën penale "Vjedhja".

Siç njofton policia, pas kallëzimit të bërë nga banorë të zonës se në Cakran po tentohej të vidheshin 2 banesa, kanë organizuar operacionin policor.

Gjatë operacionit, 2 prej autorëve tentuan të largoheshin me një automjet, të cilin e vodhën në banesën e shtetasit F. S. dhe gjatë tentativës për t'i ikur ndjekjes së Policisë, goditën me automjet shtetasin T. B., 36 vjeç, i cili u ka bërë me shenjë për të ndaluar, por ata e kanë përplasur dhe përsëri tentuan të largoheshin, por u kapën gjatë ndjekjes nga Policia.

Shtetasi T. B. ndodhet në Spitalin Rajonal Fier, nën kujdesin e mjekëve.

Ndërkohë në pranga janë vënë në pranga shtetasit: A. L., 27 vjeç, banues në Vlorë, i dënuar disa herë për vjedhje.

Ky shtetas ishte edhe person në kërkim, pasi Gjykata e Beratit i ka vendosur masën “Arrest në burg”, për vjedhje.

E. D., 31 vjeç, banues në Vlorë, i dënuar disa herë për vjedhje. A. L., 31 vjeç, banues në Vlorë, i dënuar më parë për vjedhje. L. N., 24 vjeç, banues në Frakull, Fier.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar çanta me pajisjet që përdoreshin për të kryer vjedhjet, si: kaçavida, darë prerës, çelësa të ndryshëm, 8 telefona celularë të markave të ndryshme dhe automjeti, i cili gjithashtu përdorej nga këta shtetas për të kryer vjedhjet.

Policia ka dokumentuar dhe katër raste të tjera vjedhjeje nga këta shtetas.

https://www.facebook.com/1502420603377639/videos/191655322203780/?__xts__[0]=68.ARA_GnaDTdPg7uXoSy9sdUCA8dRbd482MTt_0Ie46F6zgF3Sygaofd2xi8sLpN4Oc09oLqVTRasBWfqSEOvkasE2DLJaKhyNMzNfvAjTi0TC4y26NtYEQCJ-S1Pq098sSis-Bo_crf3dmpB3myu-aQIGUkcolVg-AvOEJ5iEaRwjH859eqDo5jkksiyOgtY55X8xU9_Aiw7KjHs0gS_wkOZaBFbHYnWLITTK6HJBwfO5yNI6fv37Yc_rVm_8qqlRs5UPQSskX2c3YhOOK1CiDmeQSw2gfLPzqnr1kswPmFGyDa63sjfPoF5SPsbG5fmkfSfUx8Ww7Xo9Amd_Z8h4IpA1aiR0O9qtwkG_m6u1&__tn__=-R

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë