Lajme

Vjedhje dhe dhunë në familje, 7 arrestime për 24 orë në Tiranë

Policia e Tiranës ka vënë në pranga 7 persona brenda 24-orëve, të akuzuar kryesisht për veprat penale vjedhje ose dhunë në familje.

Një 29-vjeçar me inicialet A. P, është ndaluar gjatë natës, pasi tentoi të vjedhë një lokal. Nga hetimet rezultoi se ky person ka vjedhur dhe katër herë të tjera brenda janarit të 2020, si një portofol, laptop, pije alkoolike në një lokal dhe një pako në një motor.

Janë sekuestruar edhe mjetet me të cilat ai kryente këto vjedhje si një sharrë dhe një kaçavidë.

Po ashtu janë ndaluar edhe 2 shtetas të tjerë, pasi ishin shpallur në kërkim, për vepra të ndryshme penale:

Shtetasi H. SH, 49 vjeç, banues në Tiranë, i shpallur në kërkim për veprën penale “Dhuna në familje” si dhe shtetasi S. G, 41 vjeç, banues në Tiranë, i shpallur në kërkim për veprën penale “Vjedhja”.

Gjithashtu, janë evidentuar 4 raste të dhunës në familje dhe janë arrestuar në flagrancë shtetasit:

B. M., 43 vjeçe, banuese në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj dy fëmijëve të mitur, si dhe ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike në prezencë të fëmijëve të mitur ndaj bashkëshortit të saj, të cilin e ka nxjerrë nga banesa.

E. Xh ., 32 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj nënës së tij.

G. K., 52 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes.

F. H ., 45 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë