Nën kujdesin personal të Zonjës së parë të SHBA, Melania Trump të martën në mbrëmjë mbahet darka e parë shtetërore për ciftin presidencial francez Emmanuel dhe Brigitte Macron.
Ajo që të bie në sy është ngjyra e artë e përdorur në të gjithë tryezën, në pjata, servise ngrënieje, karrige dhe shandanë. Melania ka thyer të artën me lule të gjelbërta dhe të bardha të vendosura me shumë elegancë në mes të tavolinës. Për t’i dhënë një ndjenjë më intime ambientit, Zonja e Parë ka zgjedhur të përdorë qirinjtë. Menuja mban vulën e Shtëpisë së Bardhë, ndërsa zonja Trump ka përzgjedhur serviset e ngrënies nga dy administratat e mëprashme të Bill Clinton dhe George H.W. Bush.
Jashtë ambientit të ngrënies, Melania Trump ka përdorur rreth 1200 lule qershie në vazo gjigante të zeza që do të përshëndesin mysafirët teksa hyjnë.
Të hënën në mbrëmje, Shtëpia e Bardhë lejoi gazetarët të merrnin pamje nga Dhoma Shtetërore e Ngrënies, ku do të priten 130 të ftuar në nder të Presidentit francez, që po zhvillon vizitën e parë zyrtare 3 ditore në SHBA me ftesë të Presidentit Trump.
How to Buy Prescription Medications
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.