Media Galeri

Vizita e Bill Klinton përmes fotosh, kush mungoi dhe cila ishte surpriza

Ish-Presidenti amerikan Bill Klinton është pritur në një ceremoni zyrtare nga kryeministri Edi Rama në ambientet e kryeministrisë, aty ku më vonë u zhvillua edhe ceremonia e dhënies së medaljes ndaj tij “Ylli i Mirënjohjes”. Në ceremoni morën pjesë gjithë kabineti qeveritar, ambasadorë të akredituar në Tiranë, drejtuesit e komuniteteve fetare në vend, deputetë, ish-kryetari i Kuvendit, Gramor Ruci, ish-presidentët ku ra në sy mungesa e Ilir Metës dhe Sali Berishës. Nuk mungoi Lulzim Basha dhe pak deputetë të PD-së përfshi Jorida Tabakun. Ra në sy edhe prania gjatë ceremonisë e djalit te Geroge Soros, Aleks i cili u përshëndet më së shumti me kryebashkiakun Erion Veliaj. Ra në sy gjithashtu mungesa e politikanëve nga Kosova


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë