Arsim

Viti i ri shkollor nis në 14 shtator. Mësim i alternuar, online dhe në klasa

Ministrja e Arsimit Rinisë dhe Sporteve, Besa Shahin tha sot se viti i ri shkollor nis më datë 14 shtator, por kjo mund të ndryshojë edhe në varësi të pandemisë. Mësimi do të zhvillohet  në klasa, prej të cilave orët edukative do të zhvillohen në ambiente të jashtme, online dhe do të vijojnë transmetimet e mësimeve edhe në "RTSH Shkollë". Për sa i përket mbylljes së vitit shkollor, deklaroi se që nga fillimi buxheti i Ministrisë është vendosur për shkollat që do të ndërtohen jashtë dhe brenda Tiranës, ndërkohë që nuk është prekur buxheti për projektet e librave falas dhe për Paktin për Universitetin që parashikon bursat dhe subvencionet e tarifave shkollore.

Sipas Shahinit, gjatë periudhës së izolimit fillimisht ishin 9400 nxënës që nuk ndiqnin mësimin për shkak të mos pajisjes me internet dhe telefona për të ndjekur shkollën, deri në momentin që u dhuruan 5000 pajisje nga kompania celulare "Vodafon".

Në fjalën e saj Ministrja foli edhe për protestën e maturantëve lidhur me provimin e letërsisë dhe  deklaroi edhe një herë se ishte një protestë e nxitur nga opozita, ndërkohë që theksoi. Sipas saj, dalja e testeve nuk do të ndodhë më siç ka ndodhur gjatë këtyre viteve, pasi testet do të pajisen me një kod identifikues dhe nëpërmjet tij do të gjendet edhe personi që ka shpërndarë fotografinë.

"Për shkak të pandemisë është pezulluar për një vit rritja e vazhdueshme e notës për të gjitha programet në Mësuesi. Kjo do të aplikohet vitin tjetër, ndërkohë këtë vit nota mesatare do të jetë 7.5. Për degët e Gjuhëve të Huaja është zbritur në 7 nota mesatare. Vitin tjetër do të vijojmë me rritjen e notës mesatare. Është hequr nota mesatare për degët e zbatuara ku nxënësit kanë  talent si Artet dhe Sportet dhe është hequr nota mesatare për pranimet e studentëve nga trojet shqiptare jashtë Shqipërisë. Për sa u përket kritereve, këto janë të vendosura në varësi të kuotave nga universiteti e jo nga Ministria e Arsimit”, shpjegoi Ministrja më tej.

Shahini deklaroi gjithashtu se në fund të korrikut hapet faza e parë e regjistrimit. Ministrja tha se këtë vit do të jenë të tre raundet e regjistrimit në portalin E-Albania e kushdo që regjistrohet nga universiteti jashtë këtyre tre raundeve nuk merr numrin e matrikulimit.

Një ndër masat që Ministrja parashikoi për vitin e ri shkollor ishte edhe fiktiviteti i notës. Sipas saj ka nxënës që në gjimnaz janë me 10-ta dhe në universitet nuk përshtaten me të njëjtën notë. Shahini deklaroi që nëse në provimin e maturës një nxënës merr 4 nota më pak se nota që ka marrë në shkollë, do të punohet me nxënësin dhe do t’i kërkohet llogari mësuesit për notat gjatë viteve shkollore.

Ministrja e Arsimit, Besa Shahini deklaroi se zgjedhjet në 30 korrik pasi  kjo ka qenë kërkesë e universiteteve.

“Data e zgjedhjeve në universitete është me kërkesë të tyre. Duhet legjitimitet në udhëheqjen e universiteteve,” tha  Ministrja ndërkohë që theksoi se për sa i përket diplomave tek Fakulteti Ekonomik, është e zhgënjyer nga rektori dhe do të bëjë tëpamundrën për të zgjidhur këtë problem.

Shahini shtoi edhe faktin se në shkolla do të dyfishohen psikologët dhe punonjësit social në mënyrë që të ndryshohet kultura patriarkale në shkolla dhe në komunitet dhe nxënësit të tregojnë për dhunën dhe të dinë të drejtat e tyre ligjore, e të diskutojnë gjithë kohës për to.

Për sa i përket  rasteve të dhunës seksuale në shkolla Ministrja Shahini nuk mbajti asnjë përgjegjësi, por fajësoi mediat për  mënyrën se si trajtojnë çështjet dhe që i raportojnë ngjarjen duke përdorur  personin në fjalë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë