Arsim

Viti i ri shkollor nis më 12 shtator, rikthehen pushimet e prillit

Viti i ardhshëm shkollor për sistemin parauniversitar, do të nisë në datë 12 shtator 2022.

Lajmi është konfirmuar nga Ministria e Arsimit, që mes të tjerave ka bërë me dije se do të ketë edhe disa ndryshime në strukturë.

Fëmijëve do t'i shtohen edhe 1 javë pushim, që do të përkojë me fundin e semestrit të dytë. Kjo periudhë, sipas ministres Evis Kushi, do të shërbejë që fëmijët të marrin energjitë e duhura për t'u rikthyer më me energji për vlerësimet e nxënësve dhe përgatitjet në vijim.

“Për nxënësit dhe mësuesit e arsimit 9-vjeçar lajmi i mirë është se vitin e ardhshëm do të kenë edhe një javë më shumë pushim pas periudhës së dytë mësimore, nga data 3-9 prill 2023.  Në këto ditë nxënësit do të pushojnë por edhe luajnë dhe argëtohen për të marrë energji të reja për periudhën e fundit, ndërsa mësuesit do të kenë më shumë kohë për vlerësimet e nxënësve dhe përgatitjet në vijim. Suksese të gjithëve", shkruan Kushi.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë