Kuriozitete

Viti i Ri kinez 2024 feston për ‘Dragoin’

Pikërisht në këtë moment, miliona njerëz në mbarë botën janë të zënë me përgatitjet për një nga festivalet më të mëdha të vitit, Vitin e Ri Hënor, i cili shënon hënën e parë të re të kalendarit hënor.

Këtë vit, ajo bie më 10 shkurt, duke nisur Festivalin 15-ditor të Pranverës.

Kalendari kinez i zodiakut përshkruhet si një cikël 12-vjeçar i përfaqësuar nga 12 kafshë të ndryshme si: Miu, Bualli, Tigri, Lepuri, Dragoi, Gjarpri, Kali, Dhia, Majmuni, Gjeli, Qeni dhe Derri.

Dragoi i drurit është një nga 60 kombinimet e 12 shenjave të kafshëve dhe pesë elementeve në zodiakun kinez. Ndodh një herë në 60 vjet, dhe hera e fundit ka ndodhur në vitin 1964.

Shenja e kafshës së zodiakut përcaktohet nga viti i lindjes, që do të thotë se viti 2024 do të mirëpresë shumë fëmijë dragoj në botë. Të lindurit në 2025 do të jenë gjarpërinj, e kështu me radhë.

Ndjekësit besojnë se për çdo shenjë të zodiakut kinez, fati do të varet kryesisht nga pozicionet e “Tai Sui” një emër kolektiv për hyjnitë yjore që mendohet se rrotullohen paralelisht dhe në drejtim të kundërt të Jupiterit citon CNN.

Përveç argëtimit, Viti i Ri Hënor në fakt mund të jetë shumë punë. Festimet shpesh zgjasin 15 ditë, ndonjëherë edhe më shumë, me detyra dhe aktivitete të ndryshme që zhvillohen gjatë asaj periudhe.

Gjithçka fillon rreth një javë përpara vitit të ri.

Ëmbëlsirat bëhen në ditën e 24 të muajit të fundit hënor (3 shkurt 2024).

Ngrënia e këtyre ushqimeve besohet se do të çojë në përmirësime dhe rritje profesionale dhe personale në vitin e ardhshëm.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë