Pandemia prek edhe portofolin e Michael Jordan. Ish-basketbollisti i cili ndodhej në mesin e 1.500 personave më të pasur të planetit në vitin 2020, ka pësuar një humbje të madhe gjatë vitit të pandemisë. Sipas asaj që raporton revista “Forbes”, Jordan ka pësuar një humbje prej 500 milionë dollarësh.
Në dymbëdhjetë muajt e fundit pasuritë e legjendës së koshit ranë me 24%, duke kaluar nga dy miliardë e 100 milion dollarë në Prill 2020 në një miliard e 600 milionë aktualisht. Humbjet e akumuluara nga Jordan në vitin e fundit, përsëri sipas “Forbes”, u shkaktuan nga investimet e bëra jashtë sportit, kryesisht pasuri të paluajtshme dhe nga pandemia.
Jordan aktualisht jeton me gruan e tij në ishullin Jupiter të Floridas, në një pronë që kushtoi 12.4 milionë dollarë në vitin 2010. Ai gjithashtu ka dy shtëpi në Karolinën e Veriut ku e ka bazën dhe ekipi i NBA në zotërim të tij, Charlotte Hornets.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.