Ne rrjet

“Virusi teori konspirative!” Mijëra gjermanë dalin në protestë, mbështeten edhe nga neonazistët

Mijëra njerëz, të ngjeshur me njëri-tjetrin dhe pa veshur maska ​​për fytyrën, protestuan në Berlin të shtunën kundër masave zyrtare që synojnë të frenojnë përhapjen e koronavirusit.

Policia tha që ata do të ngrinin akuza kundër organizatorëve të tubimit pasi demonstruesit nuk kishin respektuar masat e sigurisë, siç janë mbajtja e distancës sociale ose mbajtja e një maskë që mbulon hundën dhe gojën. Rreth 17,000 njerëz morën pjesë në këtë demonstratë, njoftoi policia gjermane.

Protesta organizua me moton "Fundi i pandemisë - dita e lirisë". Disa demonstrues brohorisnin se "teoria më e madhe e komplotit është pandemia".


Një organizatë me qendër në Stuttgart e quajtur "Querdenken” që përkthehet përafërsisht si "të mendosh jashtë kutisë" ishte ajo që organizoi tubimin.

Ministri i brendshëm për qytetin e Berlinit, Andreas Geisel tha të premten se organizatat neo-naziste kishin bërë thirrje gjithashtu që njerëzit të merrnin pjesë në marshim. Mediat gjermane theksojnë se "Dita e Lirisë" ishte edhe emri i një filmi nazist propagandistik që dokumentonte kongresin e partisë në 1935 në Nuremberg.

Një parullë bënte thirrje që politikanë si Ministri gjerman i Shëndetësisë Jens Spahn, Kryeministri i shtetit të Bavarisë Markus Söder, Kancelarja Angela Merkel që të "bllokohen".

Protestuesit gjithashtu "kërkuan në mënyrë agresive" që gazetarët të hiqnin maskat. Një video e Querdenken para marshit thoshte se grupi ishte paqësor dhe u bëri thirrje të pranishmëve të jenë të sjellshëm ndaj gazetarëve.

Saësan Chebli, një zyrtare e lartë në qeverinë e qytetit të Berlinit, e quajti protestën "një katastrofë".

"Unë sapo erdha nga jashtë dhe i shoh këto foto. Shumë përmendin Gjermaninë dhe na admirojnë për mënyrën se si ne kemi trajtuar krizën e koronavirusit. Mbledhje të tilla janë një katastrofë. Ato shkatërrojnë gjithçka. Ata rrezikojnë jetën njerëzore dhe shkatërrojnë jetesën. Ato më trembin", shkruante ajo.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë