Futboll

Virusi mbërrin në shtëpinë e Barcelonës, të parët preken mjekët

Regjistrohen rastet e para të Koronavirusit edhe te Barcelona, klubi i madh spanjoll. Nuk bëhet fjalë për ndonjë lojtar, por për dy mjekët e skuadrës katalanase, përgjegjësi i shërbimit sanitar tek ekipi i futbollit dhe ai i ekipit të volejbollit.

Lajmi është bërë i ditur nga e përditshmja sportive katalanase “Sport” dhe është konfirmuar më pas edhe nga politikani La Vanguardia. Klubi katalanas ka mbyllur stërvitjen prej më shumë se një jave dhe futbollistët janë të gjithë në shtëpi, por kjo nuk e ka shpëtuar Barcelonën. Pozitiv në testin e Koronavirusit kanë rezultuar Ramon Kanal, i cili është mjeku përgjegjës i ekipit të Kike Setien. Në punën e tij të përditshme ai ka kontakte me Mesin dhe të tjerët, ndaj dhe lajmi ka ngritur menjëherë dyshimet për infektimin edhe të yjeve të Barcelonës.

Ish-kapiteni i Barcelonës, Pujol, dhe mjeku Ramon Kanal. Gazeta Si, 26 mars 2020

Mjeku Kanal është shtruar në spital, ashtu si dhe Josep Antoni Gutierrez, përgjegjësi i shërbimit mjekësor të skuadrës së volejbollit, që është një nga 5 seksionet e klubit katalanas. Për momentin, nuk ka rezultuar pozitiv asnjë nga sportistët e Barcelonës. Duhet thënë se përhapja e të infektuarve në Katalonjë po rritet në mënyrë të frikshme. Janë regjistruar 11.592 raste dhe 672 viktima. Në ekipin tjetër katalanas, Espanjol, janë 8 rastet e të prekurve nga Koronavirusi, mes tyre kinezi Vu-Lei, argjentinasi Vargas dhe uruguaiani Kabrera.


Copyright © Gazeta “Si”



Më Shumë