Lajme

Viktima e 32 nga Covid-19, prej 3 javësh nuk kishim asnjë humbje jete

Ka shkuar në 32 numri i i viktimave nga Covid-19 në vendin tonë.  Në spitalin infektiv ka ndërruar jete mbrëmjen e së shtunës një 64-vjeçare e cila prej 3 javësh ishte e shtruar dhe vuante nga limfoma e trurit. Vdekja e pacientit vjen pas tre javësh ku autoritetet shëndetësore kishin deklaruar që gjendja në spitale ishte e qëndrueshme.

Më herët Rovena Daja ka deklaruar se u shtuan 8 raste të reja me Covid-19 në vendin tonë, në 24 orët e fundit duke e çuar kështu numrin total të të prekurve në 989.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë