Lajme

Vijnë emigrantet, fluks i madh në Portin e Durrësit 

Vijon fluksi i personave, të cilët po hyjnë në Shqipëri në këto ditë të nxehta vere, nga deti, ajri dhe nga toka. Krahas turistëve të huaj, po vijon edhe kthimi i një numri të madh emigrantësh. Porti i Durrësit ka edhe fluksin më të madh. Vetëm nga Bari dhe Ankona pritet të mbërrijnë në këtë port 7 tragete udhëtarësh, me rreth 11 mijë persona dhe qindra makina në bord. Si gjithmonë në raste fluksi, edhe këtë herë janë paraqitur probleme me zbatimin e orareve të nisjes së trageteve nga Italia.

Gjithashtu, në linjë telefonike, shumë pasagjerë shprehen të pakënaqur me kushtet në tragetet, me të cilët udhëtojnë. Sipas tyre, mungon ventilimi apo ajri i kondicionuar, aq shumë i domosdoshëm në rastet, kur tragetet janë të tejmbushur me udhëtarë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë