Lajme

Vidhte pajisje elektrike, në pranga 45 vjeçari

Altin Beluli  45 vjeç është arrestuar nga policia e Vlorës, pasi dyshohet  për vjedhjen e pajisjeve elektrike gjatë natës së djeshme,  në kutitë shpërndarëse të energjisë  të një pallati në lagjen “1 Maji”.

Hetimet kanë zbuluar se kjo është vjedhja e dytë që ka kryer Beluli.  Materialet iu referuan Prokurosirë për veprën penale "Vjedhja"

Raportimi i policisë.

"Më datë 21 maj, në lagjen "Ujë i Ftohtë" Vlorë, në unazën e qytetit, dyshohet se Beluli ka vjedhur rreth 120 metra kabllo elektrike të dritave të kësaj rruge.

Gjithashtu më 8 qershor, në fshatin Nartë, Vlorë, në një magazinë jo funksionale në pronësi të shtetasit L.S, dyshohet se ai ka vjedhur disa metra kabllo elektrike.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë