Lajme

Vidhte naftën e TAP, kapet i riu në Korçë

Një 37-vjeçar është arrestuar në qytetin e Korçës, pasi u kap në flagrancë nga policia për shitje të një sasie nafte, e cila dyshohet si e vjedhur.

Policia bën me dije se i arrestuari është shtetasi Spartak Shore, 37 vjeç, banues në Korçë.

Mësohet se pas një kontrolli të ushtruar, policia e Korçës arrestoi 37-vjeçarin, pasi ky i fundit i shiti 360 litra naftë shtetasit P.O, sasi e cila dyshohet se është vjedhur në automjetin e një firme, e cila po kryen punimet pranë gazsjellësit TAP.

Ndërkohë, dyshimet paraprake të policisë janë se 37-vjeçari Shore ka vjedhur në mënyrë të përsëritur sasi të konsiderueshme karburanti nga mjetet e TAP-it dhe ua shiste personave të tjerë.

Policia po punon për të zbuluar bashkëpunëtorët e tjerë të përfshirë në aktivitet.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë