Bota

Video+foto/ Mision i përmbushur, miliarderi Jeff Bezos fluturon në hapësirë

Jeff Bezos e ka përcaktuar si "absolutisht ditën më të mirë”. Historia do ta kujtojë si ditën kur themeluesi i “Amazon” bëri fluturimin orbital në ekuipazhin e “Blue Origin”. Ulja në tokë ishte perfekte dhe ishte kulmi i një misioni që zgjati rreth 10 minuta. Gjatë tij pasagjerët kanë mundur të eksperimentojnë mungesën e gravitetit.

Përshëndetja me dorë e miliardetit amerikan ishte e para që u pa nga kapsula e “New Shepard”. Sapo vendosi në kokë kapelen si teksan, ishte pronari i “Blue Origin” që doli doli i pari nga dera për të hapur një shishe shampanjë. Mjeti fluturues u nis nga shkretëtira e Teksasit me objektivin për të kaluar kufiirin e atmosferës tokësore.

Pas pronarit të “Virgin Galactic”, Richard Branson, ishte radha e Jeff Bezos të shkonte në hapësirë. Në përvjetorin e “pushtimit” të Hënës nga Apollo 11, themeluesi i “Amazon” shkoi në orbitë, në bordin e “New Shepard”. Në bord, përveç Bezos ishin edhe vëllai i tij Mark, aviatorja 82-vjeçare Wally Funk dhe 18-vjeçari Oliver Daemen, respektivisht austronauti më i vjetër dhe më i ri të historisë së fluturimeve në hapësirë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë