Ka ndodhur

Video/ Zbulohen dy magazina që prodhonin kanabis me llamba në Shkodër

Dy magazina që prodhonin kanabis me anë të ngrohjes me llamba, janë zbuluar në fshatin Bushat të Shkodrës. Gjatë operacionit, policia ka sekuestruar 100 kilogramë kanabis, llamba elektrike, ngrohës, impiante kondicionerësh për pastrim ajri, termometra për matjen e temperaturës, 81 stabilizatorë elektrik, 187 kova plastike me pjesë bimësh narkotike kanabis sativa.

Gjithastu janë sekuestruar një armë zjarri pistoletë me dy karikatorë e fishekë luftarakë.  Në pranga kanë pranga 6 persona, 2 prej të cilëve janë punonjës të OSHEE-së, si dhe pronari i magazinave.

Ndaj të arrestuarve, rëndojnë veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Armëmbajtja pa leje”, “Fshehja e të ardhurave”, “Ushtrimi i aktivitetit pa licencë”, “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Vjedhja e energjisë elektrike”.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë