Motosport

VIDEO/ Vertappen prish festën e Mercedes, gomat sërish problem për shigjetat e argjendta.

Surpriza e parë e sezonit vjen në ndalesën e 5-të të kampionatit. Fitorja nuk është me monopol i Mercedes. Max Verstappen, i cili u nis i katërti, arriti me mjeshtëri të fitojë garën që ishte parashikuar të dominohej nga shigjetat e argjendta.

https://streamable.com/wbucph

Strategjia ndryshe e Red Bull për të nisur holandezin me goma të forta dhe konsumi i tepërt i tyre nga Mercedes bëri që Verstappen të arrijë të menaxhojë ritmin e tij mjaftueshëm për të parakaluar makinat Mercedes gjate pitstopeve. Efekti blistering (kur shfaqen flluska në goma nga degradimi dhe nxehtësia) u rishfaq si një makth për skuadrën gjermane, por këtë herë fatmirësisht nuk patën të njëjtin problem të shpërthimit të gomës, si në garën e shkuar.

Monegaskui i Ferrarit, Leclerc vazhdon të bëjë të pamundurën me një makinë që nuk i qëndron rëndësisë se emrit. Me një strategji ndryshe nga pjesa tjetër e pilotëve, Leclerc arrin ta çojë kokëkuqen ne vendin e 4-të duke përfituar nga fakti qe kreu vetëm 1 pitstop. Ndërkohë qe shoku i tij i skuadrës Vettel, vazhdon serinë e garave për tu harruar. Në start humbet kontrollin e makinës dhe detyrohet të vazhdoje garën nga vendi i fundit. Një gare anonime, e mbyllur në vendin e 12-të.

A do të thotë fitorja e Verstappen se hegjemonia e Mercedes është vënë ne rrezik? Kjo mbetet për tu parë, duke filluar nga fundjava tjetër në Çmimin e Madh të Spanjës në pistën e Katalonjës.

https://twitter.com/F1/status/1292470688675180544

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë