Futboll

Video/ Uzuni shënon sërish në Champions, humb edhe një penallti në fund

Tripletën e shënuar ndaj Prishtinës në turin e parë eliminator të Championsit, Myrto Uzuni e ka pasur me një tjetër gol në ndeshjen e sotme ndaj Zalgiris, e vlefshme për turin e dytë të këtij kompeticioni. Sulmuesi i Kombëtares ishte protragonist në fitoren 2-0 të Ferencvaroshit ndaj ekipit lituanez.

Uzuni realizoi golin e parë për hungarezët pas 25 minutash lojë, me një gjuajtje të saktë diagonale brenda zonës. Në kohën shtesë, futbollisti beratas kishte shansin për të bërë dopietë dhe për të shënuar golin e tretë për skuadrën e tij, por gaboi nga pika e bardhë e penalltisë. Pavarësisht këtij gabimi, Uzuni bëri një ndeshje të mirë.

Deri tani Myrto Uzuni ka shënuar 4 gola në Ligën e Kampionëve. Ai është një titullar i padiskutueshëm në formacionin e Ferencvaroshit dhe një nga lojtarët më në formë të Kombëtares, shumica e të cilëve janë ende në fazë përgatitore.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë