Pasi vetëm një ditë më parë Lewis Hamilton barazoi rekordin e shtatë titujve Botëror të fituar në Formula 1 nga Michael Schumacher, kanë mbërritur informacione të reja mbi gjendjen shëndetësore të ish-pilotit gjerman. Schumacher “vazhdon të luftojë”, si ka zbuluar presidenti i Fia-s, Jean Todt, që është kthyer ti bëjë një vizitë mikut të tij të madh. Gati shtatë vjet nga aksidenti i tmerrshëm në borën e Meribel, fenomeni i Kerpen vazhdon betejën e tij për jetën i mbështetur nga familja në vilën e tij në liqenin e Gjenevës.
Gjendja e Schumi është akoma shpesh mister, të paktë janë në fakt personat që kanë akses në shtëpinë e Schumacher e Todt është mes tyre. Të pakta fjalët e thëna nga ish-drejtori teknik i Ferrarit pas vizitës që i ka bërë Schumit: “Mund vetëm të urojmë për të e familjen që gjërat të përmirësohen – ka thënë Todt, që pastaj i intervistuar nga radio franceze Rtl ka shtuar – Michael është shumë i mjekuar e i sistemuar në mënyrë tepër komode”.
Numri 1 i FIA-s ka thënë më pas që ka ndërmend të ndjekë nga afër zhvillimin e të birit të gjermanit, Mick Schumacher: “Me shumë mundësi do të garojë në Formula 1 vitin e ardhshëm, jemi të lumtur që kemi një Schumacher të ri në nivelet më të larta të garave automobilistike”, përfundoi Todt.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.