Një shpërthim i fortë është regjistruar pasditen e të martës në kryeqytetin e Libanit, Bejrut, përpara aktgjykimit në një gjyq për vrasjen e ish-kryeministrit Rafik Hariri në 2005. Edhe Hariri humbi jetën në një shpërthim të ngjashëm, gjë që e bën shpërthimin e fundit të lidhur me gjyqin ndaj atentatorëve të ish kryeministrit. Sipas informacioneve paraprake thuhet se shpërthimi ndodhi në zonën e portit të Bejrutit brenda një fabrike fishekzjarrësh. Ndërkohë raportohet edhe për një shpërthim të dytë të mundshëm në rezidencën Hariri në qytet.
Shpërthimi masiv të martën tronditi disa pjesë të kryeqytetit, duke dërguar shtëllunga të mëdha tymi në qiell. Tribunali i Kombeve të Bashkuara pritet të japë të premten vendimin ndaj katër të dyshuarve për vrasjen e Haririt. Të akuzuarit janë anëtarë të Hezbollahut të mbështetur nga Irani, që vazhdimisht ka mohuar të ketë gisht në vrasjen Haririt.
Ministri i shëndetësisë në Liban ka raportuar për shumë lëndime dhe dëme të mëdha. Në video dëgjohen njerëz që bërtasin pas shpërthimit të jashtëzakonshëm, ndërkohë vendi është përfshirë nga flakët dhe tymi. Mësohet se si shkak i shpërthimit ka njerëz që ecin rrugëve të mbuluar me gjak, por ende nuk dihet nëse ka të plagosur nga shpërthimi.
Kjo ngjarje është në vazhdën e tensionit politik në Liban, me demonstrime dhe protesta kundër qeverisë që po përballet me krizën më të rëndë ekonomike që nga lufta civile 1975-1990.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.