Bota

VIDEO/ Shpërthim i fuqishëm në Turqi, dyshohet për sulm terrorist

Turqia tronditet nga një tjetër sulm terrorist. Një shpërthim i fuqishëm bombe ka ndodhur në Iskenderun të Turqisë, pranë kufirit me Sirinë. Dyshohet se një person fillimisht ka qëlluar ndaj policisë dhe më pas ka shpërthyer edhe bombën që kishte me vete, duke hedhur kështu vetën në erë.

Guvernatori i qytetit, Rahmi Doğan konfirmoi sulmin, por nuk dha detaje të tjera rreth sulmit. "2 të dyshuar janë pikasur nga policia në pikën e kontrollit, njëri është arratisur dhe është shpallur në kërkim, kurse tjetri fillimisht ka qëlluar ndaj policisë dhe më pas ka shpërthyer edhe bombën, duke hedhur kështu vetën në erë. Forca të shumta policie ndodhen në vendin e ngjarjes. Nuk ka humbje jete nga civilët. Operacioni vazhdon".

Sipas gazetarëve mendohet që edhe të ketë edhe terroristë të tjerë të fshehur në zonën përreth, dhe për këtë arsye policia ka ndërmarrë një operacion kërkimi të zgjeruar përgjatë të gjithë zonës.

https://twitter.com/hataycity/status/1320790939284156416

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë