Motosport

VIDEO/ Shokuese në Bahrein, makina ndahet në dysh. Shpëton për mrekulli piloti

Nisje shokuese e garës së Bahreinit në Formula 1. Pas semaforit jeshil, makina e Roman Grosjean ndryshoi drejtim, preku “Alpha tauri”-in e Kviat, u përplas me mbrojtëset anash pistës dhe u nda në dysh, duke shpërthyer në flakë.

Piloti francez, falë veshjes mbrojtëse, kapsulës së shpëtimit prej karboni, ka shpëtuar për mrekulli. Ai ka marrë plagë, por ka dalë nga makina me këmbët e veta, për t’u transportuar më pas me autoambulancë në qendrën mjekësore. Menjëherë flamuri i kuq në pistë dhe veturat u kthyen në bokse, për ta rinisur garën pas 45 minutash.

https://twitter.com/Gyom_Nrfx/status/1333055531074920452?s=20
Momenti kur përplaset makina e Grosjean. Gazeta Si, 29 nëntor 2020

"Romain ka marrë plagë në duar dhe në kavilje, - shkruan skuderia ”Haas” në Tuiter pas incidentit të frikshëm, - por është mirë. Është nën kujdesin e mjekëve në këtë moment”. Piloti do të transportohet në spital për të bërë verifikimet e nevojshme, pasi mendohet se ka marrë fraktura.

https://twitter.com/F1/status/1333103417347219457?s=20
Momenti kur Grosjean del nga makina mes flakëve. Gazeta Si, 29 nëntor 2020

Në Instagram, Ljuis Hemilton, i ka kushtuar një postim Romain Grosjean: "Jam i lumtur që Romain ka shpëtuar. Rreziku për ne në gara nuk është një lojë. E kam me ata që harrojnë se ne rrezikojmë jetën për këtë sport dhe për këtë që duam të bëjmë. Falënderoj FIA-n për hapat gjigantë që janë bërë dhe që Romain arriti të shpëtojë”, - shkruan kampioni i botës.

Gara u fitua nga Ljuis Hemilton, i ndjekur nga dy makinat Red Bull të Vershtapen dhe Albon. Kuptohet që rezultati kaloi në plan të dytë pas aksidentit të Grosjean.

https://twitter.com/F1/status/1333101724119261184?s=20
Renditja pas garës së Bahreinit. Gazeta Si, 29 nëntor 2020


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë