Partia Demokratike akuzon qeverinë për lënien në harresë të viktimave të tërmetit të 26 nëntorit. Me anë të një videoje, sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi një një deklaratë për median u shpreh se dy përfaqësuesit e qeverisë dhe të bashkisë të prekur nga tërmeti japin qëndrime të ndryshme sa i përket faktit nëse pallatet e shembura në Thumanë më 26 nëntorit, ishin shpallur të pabanueshme pas tërmetit të 21 shtatorit ose jo.
“Ka një përpjekje të Edi Ramës dhe bashkëpunëtorëve të tij për të fshehur të vërtetën se tragjedia e Thumanës ka qenë e paralajmëruar! 2 ditë pas tërmetit, Erion Braçe dhe Artur Bushi japin 2 përgjigje të ndryshme, nëse pallatet ishin shpallur apo jo të banueshme pas 21 Shtatorit. Kjo do të thotë se ata po fshehin të vërtetën, po përpiqen ta shtrembërojnë për të shpëtuar nga përgjegjësia”, shkruan Bardhi.
Në këtë video shfaqen qëndrimet e mbajtura nga zëvendëskryeministri Erion Bracce dhe kryebashkiaku Bushi.
Për 24 njerëzit që humbën jetën nga shembja e dy pallateve, Partia Demokratike i kërkoi zyrtarisht përgjigje për masat e marra për sigurinë e banorëve nga qeveria dhe Bashkia e Krujës pas tërmetit të 21 Shtatorit. Demokratët theksojmë se deri tani, qeveria ka heshtur dhe është fshehur pas spektaklit kriminal të kreut të saj, i cili nuk kursen as fëmijët e mbijetuar.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.