Futboll

VIDEO/ Partizani bën “vetëvrasje”, Skënderbeu spektakël ndaj Teutës

Janë mbyllur edhe dy ndeshjet e fundit të javës së 23-të në Kategorinë Superiore. Partizani i Adolfo Sormanit, nuk shkoi më shumë se barazimi 2-2 ndaj Bylisit. Kampionët në fuqi, nuk arritën të menaxhonin avantazhin e 2 golave në pjesën e parë, teksa ballshiotët morën një pikë të artë. Një ndeshje me episode të diskutueshme, ku një gol fantazmë është ai që ka vendosur ndeshjen.

https://streamable.com/wjxic

Cordeiro pas 4 minutash dhe Çinari në të 19-tën i dhanë një epërsi të madhe “Demave”, por miqtë nuk u dorëzuan. Ballshiotët kërkuan me ngulm të merrnin pikë në këtë duel duke kërkuar me çdo kusht golin. Ngushtimi i diferencës erdhi në të 30-tën me anë të Ntephe, por Bylisi nuk u dorëzua. Katër minuta nga fundi erdhi edhe goli i barazimit, me autor Guindon. Një gol i diskutueshëm, me këtë të fundit që përfitoi nga një gabimi i mbrojtjes dhe portierit Alban Hoxha. Me këtë rezultat, Partizani humbet humb terren me Tiranën e vendit të parë, ku diferenca është 6 pikë.

Në ndeshjen tjetër, Skënderbeu dhe Teuta kanë dhuruar spektakël me pesë gola të shënuar, në një sfidë që pa fitues korçarët me shifrat 3-2. Skënderbeu kaloi në avantazh me anë të Bregut në minutën e 19-të, por Kallaku baraspeshoi. Në fundin e pjesës së parë, Dita me anë të një penalltie ka kaluar sërish në epërsi Skënderbeun. Pjesa e dytë nisi direkt me gol, ku Çyrbja barazoi në 2-2. Në minutën e 74-të ishte Bregu, i cili shënoi të dytin personal dhe të tretin për korçarët Në minutat shtesë durrsakët humbën shansin e artë për të baraspeshuar shifrat, nëpërmjet një penalltie të shkaktuar nga Pollozhani, duke lënë skuadrën me 10 lojtarë. Koliçi bën heroi, pasi ka pritur penalltinë. Pas këtij rezultati, Skënderbeu ka shkuar në kuotën 32 pikëve në vendin e shtatë , ndërsa Teuta mbetet me 35 pikë në vendin e pestë.

https://streamable.com/cdm74

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë