Një pallat 5 katësh, në lagjen nr 13 të Durrësit, i cili është konstatuar i pabanueshëm nga grupet e inspektimit do të shembet me shpërthim të komanduar. Janë marrë të gjitha masat dhe janë evakuar banorët e dy ndërtesave që ndodhen afër tij. Ministria e Mbrojtjes bën të ditur se forcat xheniere po punojnë prej dy orësh për të hapur vrimat ku do të vendoset eksplozivi.
Ekipet xheniere të Forcave të Armatosura po përgatiten për shembjen e pallatit në Durrës me shpërthim te kontrolluar. Kjo është hera e parë që po veprohet në shembjen e objekteve të dëmtuara nga tërmeti.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.