Holandë-Estoni nuk do të bëhet pjesë e historisë si një ndeshje e paharrueshme nga pikëpamja teknike. Brenda saj është shënuar një episod, që me siguri do të jetë një faqe e bukur për futbollin dhe edukimin e njerëzve. Gjithçka pas një goli. Uijnaldum shënon në këtë ndeshje kualifikuese të Europianit dhe kapitenit Frenki de Jong nuk mund t’i shpëtonte ky rast. Të dy bashkë, titullarët e Holandës u drejtohen telekamerave gjatë festimit të golit për të dhënë një mesazh të qartë kundër racizmit.
Një foto që nuk ka nevojë për shumë komente. Dy lojtarët bashkojnë krahun e djathtë, ai i Uijnaldum pranë atij të De Jong. Asnjë diferencim, të dy të lidhur nga një flamur, nga e njëjta fanellë dhe me dëshirën për të treguar se e vetmja ngjyrë është portokallia e Holandës. Të gjithë lojtarët, edhe ata të stolit, janë bashkuar rreth tyre. Gjithçka ishte e menduar mirë, pas ngjarjes së disa orëve më parë.
Në Holandë, sipas asaj që raporton “De Telegraaf”, tema e racizmit u kthye në modë me ngjarjen e Mendes Moreira. Lojtari me ngjyrë i ekipit Exclesior la fushën gjatë ndeshjes me Den Bosh. Një qëndrim i fortë kundër koreve raciste. Djaloshi mori hak me rikthimin në fushë, duke shënuar një gol në atë ndeshje, që përfundoi 3-3. Ko ngjarje kishte prekur edhe ekipin kombëtar holandez, që dha një mesazh shumë domethënës në ndeshjen me Estoninë. Një gjest që meriton duartrokitje ai i De Jong dhe Uijnaldum. Mesfushori i Liverpulit, gjatë konferencës për shtyp deklaroi se në Holandë nuk duhet të ekzistojë diskriminimi.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.