Gazeta Si - Ish-mbrojtësi legjendar i Real Madridit, Marcelo, u bë protagonist i një ndërhyrjeje horror në ndeshjen e Kupës së Libertadores mes Argentinos Junior dhe Flumineses.
Në minutën e 47-të, gjatë driblimi, 36-vjeçari shkaktoi një ndërhyrje të rëndë ndaj kundërshtarit Sanchez, duke i thyer këmbën këtij të fundit.
Marcelo e kuptoi mënjëhere dëmtimin e tmerrshëm që i kishte shkaktuar kundërshtarit dhe kërkoi vetë ndalimin e lojës për t'i ardhur atij në ndihmë. Pasi pa këmbën e thyer të Sanchezit, ish-mbrojtësi i Real Madrid shpërtheu në lot.
Gjyqtari menjëherë i nxorri karton të kuq Marcelos, me brazilianin që nuk e kontestoi vendimin.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.