Futboll

Video/ Napoli lë pas Milanin dhe Interin, për kreun firmos edhe Rrahmani

Napoli i Spaletit është e vetmja skuadër në Serinë që ka arritur t’i fitojë të katërta ndeshjet e deritanishme të kampionatit. Me 12 pikë në 4 javë, Napoli ka marrë kryesimin i vetëm, duke lënë pas Milanin dhe Interin, me nga 10 pikë.

Fitorja e sotme në Udine ishte spektakolare për napoletanët, të cilët realizuan nga 2 gola në çdo pjesë loje. Në të parën Insinje kaloi portierin kundërshtar me një parabël të bukur, por prekjen e fundit drejt rrjetës topit ia dha Osimhen. Më pas ishte mbrojtësi kosovar, Amir Rrahmani, që dyfishoi shifrat me kokë, duke i dhënë qetësinë skuadrës së tij.

Në pjesën e dytë Napoli thelloi rezultatin në 0-4 me golat e Kulibalit dhe Lozanos. Skuadra e Spaletit duket vërtet zbavitëse në lojë, por ç’është më e rëndësishme, edhe efikase. Napoli ka shënuar 10 goila në 4 ndeshje dhe ka pësuar vetëm 2. Rrahmani është preferuar titullar nga Spaleti dhe kosovari ia ka shpërblyer besimin.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë