Çadra të kthyera përmbys, shezlonge të rrëzuara dhe ujërat e zeza në sipërfaqe. Kjo është situata në Jugun e vendit pas stuhisë së mëngjesit të sotëm.
Situata më problematike pasqyrohet në Ksamil dhe në Borsh.
Era e fortë dhe shirat e dendur të mëngjesit të sotëm kanë bërë që në Ksamil plazhet të boshatisen.
Çadrat dhe shezlonget e bizneseve janë rrëzuar nga era e fortë.
Në sipërfaqe kanë dalë ujërat e zeza, pasi pusetat e ujërave të zeza kanë filluar të shpërthejnë.
Siç shihet nga pamjet, fekalet dhe ujërat e zeza të pusetave përfundojnë direkt në vendet ku lahen pushuesit gjatë ditës. Ndërkohë një varkë turistësh e ka nxjerr stuhia në breg dhe e ka batuar.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.