Një ditë pas paralajmëroi policinë e shtetit mbi tubimin e 2 marsit ku do të nxjerrë dekretin për atë që e cilëson si betimin e jetës, Presidenti me anë të rrjeteve sociale ka postuar momentin që është betuar mbi Kushtetutë pas zgjedhjes si president më 24 korrik të vitit 2017.
Pikërisht 3 vite më parë Ilir Meta u detyrua të “zhveshë” kostumin e politikanit për t’u ngjitur në krye të piramidës shtetërore, duke marrë postin e presidentit. Pas afro 3 vitesh kreu i shtetit tashmë po përballët me atë që cilësohet si beteja për mbrojtjen e Kushtetutës dhe të grushtit të shtetit.
Marrëdhëniet mes mazhorancës dhe presidentit tashmë kanë arritur kulmin e përplasjeve dhe se për herë të parë zyrtari më i lartë i shtetit shqiptar në periudhën e demokracisë rrezikon të shkarkohet.
Më pas presidenti nxori një video tjetër kur socialistët nisnin diskutimet për hartimin e Kushtetutës së vitit 1998. Në rrjetet sociale, kreu i shtetit publikon një video ku ministri i Arsimit i asaj kohe, Ethem Ruka i kërkon rektorëve të universitetit që të realizonin takime me studentë për ligjin themeltar të shtetit shqiptar.
“Ja si e bënin Kushtetutën socialistët e ndershëm e patriotë ne vitin 1998. Ndërsa sot shkelet e përdhoset me pabesi dhe poshtërsi ndaj sovranit që e votoi më 22 nëntor 1998 me Referendum. Faleminderit Profesor Limozi! Jam shumë herë më i bindur në drejtësinë e kauzës tonë të përbashkët!”, shprehet Meta nw postimin e tij.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.