Sociale

Video / Manastirliu: Nga 1 dhjetori mësimi i alternuar, online dhe në klasë

Komiteti Teknik i Ekspertëve i ka rekomanduar Ministrisë së Arsimit që duke filluar nga data 1 dhjetor të aplikojë mësimin e alternuar nëpër shkolla, me prani fizike dhe online.

"Fëmijët nuk vlerësohen të jenë transmetues të lartë i infeksionit. Protokollet në shkolla janë zbatuar, por për të minimizuar risqet ku të pranishme janë edhe infeksionet e tjera respirator, pas rekomandimit të Komiteti të Ekspertëve kemi vendosur që ti rekomandojmë ministrisë së Arsimit që prej datë 1 dhjetor të aplikojmë skenarët me mësim të alternuar, klasike, fizike dhe të kombinuar me mësim online. Bazuar në specifikat e situatës lokale të epidemisë", deklaroi ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.

https://www.youtube.com/watch?v=uquOm73Vnyw

Kjo do të thotë se shkollat në qendrat urbane të vendit, aty ku vlerësohet se epidemia është përhapur më fort mund të mbyllen fizikisht dhe mësimi të vijojë online.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë