Futboll

Video/ Kolaj “hero” në Serinë B, i jep fitoren skuadrës në sfidën me Krotonen

Këtë sezon shumica e lojtarëve kuqezinj që luajnë në Itali, janë pjesë e skuadrëve të Serisë A, siç janë Hysaj dhe Strakosha te Lacio, Gjimshiti tek Atalanta, Ismajli, Bajrami dhe Asllani tek Empoli, Kumbulla te Roma, Manaj te Specia dhe Berisha te Torino. Por protagonistë shqiptarë ka sërish edhe Seria B. I fundit është Aristidi Kolaj, mesfushori me tipare sulmuese që aktivizohet me Alesandrian.

Në ndeshjen e fundit të kampionatit, Kolaj ishte “heroi” i skuadrës së tij, pasi shënoi golin e fitores në një sfidë mbijetese, siç ishte ajo me Krotonen. Ai goditi saktë në fundin e pjesës së parë, ndërsa në pjesën e dytë tentoi një gol të rrallë me një parabël nga mesi i fushës, duke parë daljen e portierit, që në fund evitoi golin.

Kolaj, pjesë e Kombëtareve të moshave të Shqipërisë, aktivizohet si titullar me Alesandrian. Ai ishte njeriu i ndeshjes ndaj Krotones dhe me këto 3 pikë skuadra e tij është barazuar me Krotonen në kuotën e 7 pikëve. Futbollisti shqiptar u ndërrua në fundin e ndeshjes.

Të tjerë lojtarë kuqezi që aktivizohen në Serinë B janë Kastriot Dermaku me Leçen dhe Emanuele Ndoj me Breshian.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë