Futboll

Video/ Klop rinovon deri në 2024, shikoni si e njofton Liverpuli

Jurgen Klop ka ronivuar kontratën me Liverpulin. Lajmi bëhet i ditur nga vetë klubi anglez në kanalet e tij zyrtare në rrjetet sociale. Në Tuiter shfaqet një video me trajnerin gjerman, i cili bën të ditur gjithçka për vazhdimin e bashkëpunimit me klubin nga “Anfield”.

Klop ka rinovuar deri më 30 qershor 2024, një lloj kontrate e “përjetshme” për gjermanin, i cili e drejton Liverpulin që prej vitit 2015. Pasi u shpall kampion i Europës sezonin e kaluar, Liverpuli po ecën i sigurt drejt titullit kampion në Premier League, kështu që zgjatja e bashkëpunimit me trajnerin Klop nuk do të mungonte.

https://twitter.com/LFC/status/1205449182309441536
Trajneri Jurgen Klop konfirmon rinovimin me Liverpulin. Gazeta Si, 13 dhjetor 2019

Nuk janë bërë të ditur ende termat financiarë të kontratës së re, por sigurisht që ka shtesë page për ish-trajnerin e Borusia Dortmundit. Liverpuli i tij është një nga skuadrat më të mira në Europë për momentin. Anglezët janë në garë në të dy frontet, në kampionat dhe në Champions League.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë