Drejtësia

Video me ish-kryebashkiakun Safet Gjici, Alma Kaçi thirret sërish në SPAK

Gazeta Si - Alma Kaçi, vajza e skandalit seksual me ish-kryebashkiakun e Kukësit Safet Gjici, është thirrur këtë të premte në SPAK për t’u pyetur sërish nw lidhje me hetimet.

Mësohet se SPAK është duke kryer hetimet përfundimtare para se të çojë dosjen në gjyq për ish-kryebashkiakun e Kukësit dhe Alma Kaçin.

Prokuroria e Posaçme kërkon të dijë me shumë rreth videoskandalit, pra nëse ka patur persona të tjerë që e kanë nxitur për kamerën e fshehtë, apo sa i përket tenderit që flisnin mes të dyve. Kjo është hera e tretë që 40-vjeçarja pyetet nga oficerët e SPAK-ut, ndërsa vijon të jetë në “arrest shtëpie”.

LEXO EDHE:
Masa e sigurisë në GJKKO: Burg për Safet Gjicin. Për Alma K. arrest shtëpie. Paraqitet në gjykatë me kapele numër 69! (foto, video)

Kaçi ka pranuar se donte nga Gjici tenderin për ndërtimin e një qendre kujdesi për qentë të rrugës në Kukës.

Të dy kanë pretenduar se kishin një lidhje intime me njëri-tjetrin përpara se të flisnin në zyrën e shtetit për tender e favorizime dhe pasi kishin kryer marrëdhënie seksuale.

Por më pas rezultoi se takimi me Gjicin kishte ndodhur vetëm dy herë. Video intime e Safet Gjicit me Alma Kaçin u publikua më 16 qershor.

Apeli i GJKKO ka lënë në burg ish-kryebashkiakun e Kukësit dhe po ashtu ka lënë të pandryshuar masën e sigurisë “arrest shtëpie” për Alma Kaçin.

Gjici u arrestua më 24 qershor me akuzën e korrupsionit pasiv, ndërsa pretendoi se nuk ka shkelur ligjin, por ra pre e një kurthi të ngritur nga ata që nuk e duan.

Pas arrestimit të tij në lidhje me video skandalin ku ai shihet teksa kryen marrëdhënie seksuale me një vajzë në ambientet e zyrës së bashkisë, SPAK po kryen veprime hetimore për të parë nëse ka persona te tjerë që e kanë ndihmuar Alma Kaçin për të realizuar videon.

Nga ana tjetër Gjici pretendon se nuk ka kryer veprën penale të korrupsionit pasiv me argumentin, se ka mbetur deklarative çështja e projektit dhe se asnjë procedurë nuk është kryer.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë