Bota

Video / Grabiten furgonët me para në mes të autostradës në Itali, 4 roje sigurie të plagosur

Gazeta Si- Një komando prej tetë grabitësish të armatosur me armë sulmoi tre automjete të blinduara përgjatë rrugës shtetërore 131, në udhëkryqin për Siligo (Sassari) në rajonin e Sardenjës.

Katër roje sigurie u plagosën, ndërsa kriminelët u arratisën me paratë e grabitura, por ende nuk dihet sasia.

Njëri prej rojeve është goditur me armë zjarri në këmbë, ndërsa tre të tjerët kanë mbetur të lënduar pas përplasjes me mekinë nga banditët. Sipas mediave italiane, gjendja të plagosurve nuk është e rëndë.

Furgoni i parëme para cash u bllokua me një mjet mbeturinash, dy të tjerët me një makinë që i përkiste grabitësve (më pas i dogjën), të cilët përdorën gjithashtu një zinxhir të madh dhe gozhdë në rrugë për të bllokuar qarkullimin.

Sipas asaj që ndodhi, njëri prej tyre mund të jetë plagosur nga përplasja me një automjet të blinduar.

Banditët u larguan në drejtim të Mores me një kamionçinë dhe një “Fiat Panda”, të cilat u gjetën të djegura pak më pas në një rrugë dytësore.

Komandot arritën të merrnin disa kuti me para cash nga një prej mjeteve të blinduara. “Ata hapën automjetet me mjete rrethore”, tha në vend një nga drejtuesit e policisë.

Sasia e parave mund të jetë e madhe, në pritje të konfirmimit se mes sendeve me vlerë të transportuara kishte shuma të konsiderueshme parash të destinuara për pagesën e pensioneve.   Hetimet po kryhen nga Policia e Sassari-t, ku janë ngritur pika kontrolli në të gjithë provincën.

Policia dhe Karabinierët janë në gjurmët e komandos me patrulla të shumta të nisura në ndjekje. Një helikopter policie u ngrit gjithashtu dhe po fluturon mbi zonë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë