Ka ndodhur

Video/ Goditën shqiptarin te ‘9-katëshet’, arrestohen dy tifozë holandezë të Fejnordit

Gazeta Si - Dy tifozë të rinj holandezë, janë arrestuar këtë të enjte në flagrancë, pasi akuzohen se kanë rrahur një shtetas shqiptar një ditë para finales së Conference League, Roma-Fejnord.

Ngjarja ndodhi në zonën e njohur si '9-katëshet' në Tiranë, ku u përfshinë në sherr me 3 shqiptarë në rrugë.

LEXO EDHE:
- Foto e video/ Incidente para finales, sherr mes tifozësh, rrihet një 45-vjeçar, shoqërohen në komisariat holandezë e italianë
- Ultrasit e Romës sulmojnë policët, akte huliganësh në Tiranë

Policia thotë e janë arrestuar D.B., 23 vjeç dhe D.H., 21 vjeç, të dy banues në Holandë.

Ata akuzohen për veprën penale “plagosja e rëndë me dashje”.

Dy holandezët, në bashkëpunim me disa të tjerë, ende të paidentifikuiar, kanë goditur me sende të forta për motive të dobëta shtetasin A.G., i cili ndodhet në spital në kujdesin e mjekëve.

Para finales së Conference League në Tiranë, tifozeritë e Romës dhe Fejnordit u përfshin në akte dhune ndaj njëri-tjetrit dhe kundër policisë.

Si pasojë, pati edhe efektivë të lënduar, ndërsa dhjetëra tifozë romanistë u dëbuan nga Shqipëria.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë