Ka ndodhur

Ultrasit e Romës sulmojnë policët, akte huliganësh në Tiranë

Gazeta Si - Orët e vona të mbrëmjes kanë qenë shumë problematike në kryeqytet. Policia e ka shumë të vështirë të mbajë në kontroll ultrasit e Romës dhe Fejnordit, dy skuadrave që ndeshen nesër në finalen e Ligës së Konferencës në “Air Albania”.

Policia perplaset me ultrasit. Gazeta Si, 24 maj 2022

Pas incidentit të 45-vjeçarit që u rrah nga tifozët holandezë, dhuna ka plasur në shumë zona të Tiranës. Ekziston rreziku i përplasjes nga momenti në moment mes dy tifozërive.

Tifozët italianë ndërkohë janë përplasur edhe me policinë. Një grup ultrasish të Romës kanë sulmuar Kryeministrinë, teksa shoqëroheshin në bulevardin kryesor nga policia.

Ata shkatërruan disa tabela dhe patën një reagim shumë agresiv ndaj policëve. Madje, ata frikësuan edhe kalimtarët, pasi ishin të pajisur me shkopinj.

Policët po përpiqeshin t’i mbanin nën kontroll, duke mos lejuar afrimin e tyre me ultrasit e Fejnordit.

Dy policë mësohet se janë plagosur dhe kanë shkuar në spital për të marrë ndihmën mjekësore. Ka ndodhur ajo që mund të parashikohej në fakt, sepse bëhet fjalë për tifozë ultras dhe jo turistë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë