Ka ndodhur

Foto e video/ Incidente para finales, sherr mes tifozësh, rrihet një 45 vjeçar, shoqërohen në komisariat holandezë e italianë 

Në më pak se 24 orë nga finalja e Conference League që pritet të mbahet në ‘Air Albania” kanë filluar incidentet e para kryesisht nga tifozët holandezë. Mbrëmjen e të martës rreth 200 tifozë holandezë të pajisur me gurë dhe shkopinj janë përplasur me policinë.

Për pasojë mbeti i dëmtuar një efektiv në radhët e uniformave blu.

Konflikti ka nisur tek rruga “Mustafa Matohiti” për shkak se policia ka ndaluar marshimin e tyre drejt stadiumit ku aktualisht ndodhen tifozët e Romës.

Një grup tifozësh ndërkohë kanë vijuar me pas  përplasjen me policinë te ura e Drejtorisë së Policisë Tiranë, ku mësohet se është plagosur  edhe një tjetër punonjës policie.

Tjetër përplasje u raportua vonë afër hotel Hilton te pallati me shigjeta

Më herët, një shtetas shqiptar u rrah brutalisht nga tifozët e Fejnordit pas një incidenti në një kafe në zonën e “9 katësheve”

Sipas njoftimit të policisë, të martën  te kafe "Europa" disa shtetas holandez (tifozë), në gjendje të dehur janë konfliktuar me shtetasin shqiptar A. G., 45 vjeç.

Ky i fundit është dëmtuar fizikisht por jashtë rrezikut për jetën.

Policia njoftoi se ka shoqëruar disa shtetas holandezë, por edhe italianë.

Grupi hetimor po punon sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Në mbrëmje mbërritën në spitalin e Traumë 10 policë të plagosur nga incidentet që ndodhën në rrugë të ndryshme të Tiranës me tifozët holandezë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë