Futboll

VIDEO/ Futbolli në kohën e Covid-19: dy fëmijë, një top dhe golat që kanë bërë historinë

Asnjë virus nuk është aq ngjitës se dashuria ndaj futbollit. Dhe megjithëse Covid-19 detyron shumë fëmijë të qëndrojnë në shtëpi, nuk ka karantinë që i ndalon ata të luajnë dhe të ëndërrojnë. Gjithçka që ju nevojitet është një kopsht, një portë e vogël dhe një top. Më shumë se e mjaftueshme për të rikrijuar disa nga golat që kanë bërë historinë e futbollit.

Video e postuar në Twitter, që brenda pak minutave është bërë virale, është realizuar nga ish-futbollisti anglez Sean O’Hanlon. Skena është mahnitëse në thjeshtësinë e saj. Dy fëmijë, njëri në portë dhe tjetri në aksion, luajnë sulmuesin dhe mbrojtësin. Dhe të dy luajnë rolin në mënyrë perfekte duke marrë parasysh edhe vështirësitë.

Impresionuese, në një farë mënyre, cilësia teknike dhe artistike. Të dy arrijnë të interpretojnë, edhe pa shumë vështirësi, si gjestet ashtu edhe festimet e protagonistëve. Menuja është mjaft e larmishme: Nga goli i Ronaldos në finalen e Kupës UEFA kundër Lazios te goditja e lirë nga Beckham, që i dha Anglisë kualifikimin në Kupën e Botës. Realizimi më i bukur është padyshim “dora e zotit’’, momenti historik kur Maradona shënon me dorë ndaj Anglisë, Kupa e Botës 1986. Një përmbledhje e veçantë që jep një mesazh shprese dhe ku përfshihen kreativiteti, teknika dhe dashuria për futbollin në një video të vetme. Beteja është e gjatë dhe e ndërlikuar, por ndeshja mund të fitohet.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë