Futboll

VIDEO/ Flamurtari venit shpresat, Vllaznia ‘poker’ kundër Luftëtarit

Nuk ka pasur surpriza në dy ndeshjet e para të Superiores në ditën e sotme, pasi Vllaznia ka fituar kundër Luftëtarit me rezultatin 4-0, ndërsa Laçi kundër Flamurtarit me shifrat 1-3

Vllaznia ia ka dalë të rikthehet te suksesi pas takimeve zhgënjyese në javët e fundit. Sidorenco kaloi të tijtë në avantazh, teksa në minutën e 14’, pas një pasimi perfekt nga Ramadani dhe përballë portierit nuk fali duke kaluar të tijtë në avantazh.  Pjesa e dytë foli e gjitha për shkodranët, të cilët realizuan edhe 3 herë të tjera. Silvio, i cili realizoi dy herë dhe një autogol i Kukajt vendosën rezultatin.

https://streamable.com/m8url

Laçi është kthyer te fitorja ditën e sotme. Serinë e golave e hapi sulmuesi Nwabueze. Amerikani shënoi mjaft bukur në minutën e 20', ndërsa 3 minuta më pas ishte Redon Xhixha që dyfishoi rezultatin. Flamurtari tenton të përgjigjet, por pa rezultat. Me nisjen e pjesës së dytë, Turkaj ndëshkohet me karton të kuq dhe lë skuadrën me 10 lojtarë në fushë. Vendasit gjetën golin e nderit, ku shënuan në minutën e 80' me Andi Ribajn. Vlonjatët me këtë humbje duket se kanë venitur përfundimisht shpresat për një mrekulli.

https://streamable.com/0iqwk

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë