Futboll

VIDEO/ Eurogol dhe asist, Kamberi bën për vete Xherardin dhe Skocinë

Florian Kamberi “pushton” Skocinë me 45 minuta lojë. Sulmuesi më i ri i Kombëtares së Shqipërisë ka mahnitur sot tifozët e Gllasgou Rejnxhërsit, duke qenë protagonist absolut në barazimin 2-2 me St. Johnstone jashtë fushe.

Trajneri i Rejnxhërs, Stiven Xherard, e aktivizoi sulmuesin kuqezi pas pushimit të ndeshjes, kur rezultati ishte 1-0. Kamberit i mjaftuan 5 minuta për të realizuar golin e barazimit, spektakolar për nga mënyra e ekzekutimit. Gjuajtje e befasishme dhe potente me gjysmëkthesë dhe topi në rrjetë. Pak minuta më pas Kamberi dha një pasim të artë për Aribo, i cili shënoi golin e dytë për Rejnxhërs. Gjithsesi, vendësit do të barazonin dhe ndeshja është mbyllur në barazim, 2-2.

https://twitter.com/i/status/1231589206889242626
Goli i Florian Kamberit. Gazeta Si, 23 shkurt 2020

Pas ndeshjes, trajneri Xherard nuk i kurseu vlerësimit për sulmuesin e Shqipërisë. Kjo ishte paraqitja më e mirë e sulmuesit 24-vjeçar që pas kalimit te Gllasgou Rejnxhërs. Një paraqitje që me siguri do ta ndihmojë këtë futbollistë të ketë më shumë minuta dhe pse jo të mos jetë titullar. Rejnxhërs mbajnë vendin e dytë në renditje, me 64 pikë. Kamberi pritet të debutojë me fanellën kuqezi në miqësoren e marsit ndaj Sllovenisë dhe San Marinos.

https://twitter.com/i/status/1231595023411679232
Asisti i Kamberit. Gazeta Si, 23 shkurt 2020


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë