Futboll

Video/ Edin Xheko nënshtron Shakhtarin, Interi një hap larg kualifikimit

Një dopietë e Edin Xhekos vendosi ndeshjen me Shakhtarin, ku loja u dominua e gjitha nga Interi. Zikaltrit ngjiten në kuotën e 10 pikëve pas 5 ndeshjesh dhe nëse Sherifi nuk arrin të fitojë ndaj Real Madridit, kualifikimi do të jetë edhe matematikor.

Interi mundi 2-0 Shakhtar Donjetskun dhe është vetëm një hap larg kualifikimit për në fazën e 1/8-ve të Ligës së Kampionëve. Skuadra e Simone Inzagit kontrolloi lojën nga fillimi në fund, por shpërdoroi shumë raste. Në fund arriti ta zhbllokonte rezultatin me anë të sulmuesit boshnjak.

Xheko realizoi një gol shumë të bukur në minutën e 61-të dhe pas pak minutash dyfishoi pas një krosi të Perisiç. Tani Interit i mjafton që Reali të mos humbë ndaj Sherif Tiraspolit për të siguruar kualifikimin një ndeshje para kohe. Ukrainasit mbeten të fundit dhe nuk kanë shans as për Ligën e Europës.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë