Muzike

Video e re e “All I Want for Christmas Is You”, këngës që vlen 520 mln dollarë

Duket si një spot gjigant i Krishtlindjes: një vajzë e vogël hyn në një dyqan, hap një derë dhe … surprizë: këtu është këngëtarja me një jumpsuit të kuq “Santa Claus”.
Mariah Carey ka shpërndarë një video të re për “All I Want for Christmas Is You”, klasikja e Krishtlindjes nga 1994.
Këngëtarja e ka prezantuar premierën e saj në YouTube disa orë më parë, e shoqëruar nga një sesion pyetjesh dhe përgjigjesh me fansat.
Videoja për “Make My Wish Come True Edition” të këngës është kompozuar nga Joseph Kahn.

https://youtu.be/aAkMkVFwAoo


Duket si një spot gjigant i Krishtlindjes. Një vajzë e vogël që hyn në një dyqan ku në dritare ka një manekin Mariah Carey të mbështjellë me një jumpsuit të ngushtë të Santa Claus. Fëmija shkon përtej një dere dhe e gjen veten në një lloj çudie të Krishtlindjes me këngëtaren.
Brenda një minutë Carey nxjerr krahë të mëdha engjëjsh mbi supet e saj.
“Në njëfarë kuptimi, është e kundërta e videos origjinale, ka më shumë prodhim”, tha Mariah Carey, e cila në nëntor publikoi prapaskenat e klipit të vitit 1994 në YouTube.
Katër ditë më parë, ylli i popit kishte pushtuar për herë të parë numrin një të tabelës amerikane me “All I Want For Christmas Is You”.
Pavarësisht se është një klasik i Krishtlindjes, pjesa nuk kishte arritur kurrë në pozicionin e parë në Shtetet e Bashkuara.
Kënga më e dëgjuar për Krishtlindje “All i Want for Christmas is you”, që për herë të parë u këndua në vitin 1994, është dëgjuar mbi 210 milion herë.
Sipas “The Economist”, që nga viti 1994 deri tani, Mariah Carey ka fituar plot 520 mln dollarë vetëm nga kjo këngë.
Janë shifra të cilat tregojnë se Mariah ka fituar një pasuri, por nuk janë aspak për t’u habitur, po të marrësh parasysh sa herë dëgjohet kjo këngë vetëm këtë muaj?
Hiti i saj nuk do të zbehet kurrë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë