Futboll

VIDEO/ Bayern “hipotekon” çerekfinalen, Napoli ndal Messin

Napoli dhe Barcelona janë ndarë në barazim 1-1 në sfidën e parë mes dy skuadrave në “San Paolo”. Ishte debutimi si trajner i Gennaro Gattuso në Ligën e Kampioneve. Napolitanët e mbyllën pjesën e parë në avantazh 1-0, me një kryevepër të Mertens nga jashtë zonës.

Kampionët e Spanjës nuk u dorëzuan, ku arritën të barazonin me Antoine Griezmann në minutën e 57 të takimit. Në fund, Barcelona e mbylli sfidën me 10 lojtarë pas kartonit të kuq të Vidal. Skuadra katalanase ka që prej vitit 2006 që nuk fiton në Itali, ku herën e fundit ka mposhtur Milanin.

https://streamable.com/uwelr

Në ndeshjen tjetër, Bayern Munchen ka shkatërruar me rezultatin 0-3 Chelsean në Londër. Një hakmarrje për gjermanët, pasi kjo ishte përballja e parë në Ligën e Kampioneve që kur londinezët i rrëmbyen trofeun nga duart në finalen e vitit 2012. Pjesa e parë nuk dhuroi shumë në fushën e lojës, ku gjermanët dominuan dhe rrezikuan disa herë.

Por në pjesën e dytë, bavarezët u zgjuan dhe brenda 3 minutash ‘’hipotekuan’’ sfidën dhe kualifikimin. Gnabry dërgoi topin në rrjetë dy herë brenda 3 minutash. Bayern e shfrytëzoi përgjumjen e Chelsea dhe Robert Lewandowski shënoi golin e fundit pas një aksioni të bukur nga Davies. Me këtë rezultat, Bayern është thuajse i kualifikuar, kurse Chelsea duhet të realizojë një mrekulli.

https://streamable.com/l97ra

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë