Futboll

Video/ Bajramit iu mohua penallti neto, trajneri i Empolit: E pa dhe nipi im 4 vjeç

"Arbitrat duhen mbrojtur dhe nuk duhen ofenduar, por çfarë po bënte Valeri në VAR? Ose ishte i shpërqendruar, ose nuk arrij ta kuptoj unë. Ishte një situatë e qartë. Me Interin mund të humbësh, humbja në letër qëndron. Por atë rast edhe nipi im Tomazo, 4 vjeç, e kupton që është penallti”.

Ky është komenti i trajnerit të Empolit, Aurelio Andreacoli, i cili i referohet rastit shumë të diskutuar të një penalltie të padhënë në favor të Nedim Bajramit. D’Ambrozio ndërhyn direkt në këmbët e futbollistit kuqezi, arbitri vazhdon lojën dhe VAR-i nuk ndërhyn.

Ishte minuta e 31-të e ndeshjes dhe rezultati ishte ende 0-0, ndaj dhe ky episod është diskutuar shumë, sepse mund t’i jepte një rrjedhë tjetër lojës. Menjëherë më pas Interi shënoi golin e avantazhit.


Trajneri i Empolit dhe gjithë specialistët e kanë konsideruar një penallti neto. Ajo që ngre më shumë dyshime ka të bëjë me faktin se VAR-i në këtë rast ka qenë krejtësisht indiferent dhe kjo është e pashpjegueshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë